image Petkoviq: Kurti tregoi se i interesojnë vetëm konfliktet dhe lufta

Politikë

Petkoviq: Kurti tregoi se i interesojnë vetëm konfliktet dhe lufta

news image

Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot me veprimet dhe deklaratat e tij ka treguar se i interesojnë vetëm konfliktet dhe lufta.

Petkoviq iu drejtua qytetarëve serbë pas përshkallëzimit të situatës në Mitrovicën e Veriut, ku pjesëtarët e policisë së Kosovës sot arrestuan serbin Milun Milenkoviq.

“Milun Milenkovic Lune, i cili ishte ndjekur nga policia e Kosovës me muaj dhe kërcënohej me arrest, është arrestuar, sepse ai është një luftëtar i shquar i interesave kombëtare serbe. Ai është arrestuar në një sallon flokësh, i cili ishte i zënë nga tetë autoblinda”, ka thënë Petkoviq për Kosovo-Online.

Petkoviq theksoi se në Mitrovicë është krijuar një gjendje rrethimi.

“Një numër i madh i automjeteve të policisë së Kosovës kanë hyrë nga drejtimi i pjesës jugore të qytetit dhe një numër i madh i pjesëtarëve të policisë së Kosovës, të cilët kanë hedhur gaz lotsjellës, në drejtim të kalimtarëve të rastësishëm”, tha Petkoviq.

Ai tregoi, siç deklaroi, “një video të turpit të policisë që mban nën kërcënimin e armëve kalimtarë të rastësishëm me tyta të gjata”.

“Është policia e vërtetë e Kurtit, e cila në veri shërben vetëm për të ngacmuar popullin serb”, tha Petkoviq.

/GazetaSinjali/