image Petkoviq kërkon nga BE të reagojë për deklaratat e Bislimit

Politikë

Petkoviq kërkon nga BE të reagojë për deklaratat e Bislimit

news image

Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq deklaratat e fundit të kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, për asociacionin i ka cilësuar të papërgjegjshme dhe cinike.

Deklaratat e fundit të kryenegociatorit të Prishtinës, Besnik Bislimi, se ata nuk do të formojnë Bashkimin e Komunave Serbe, janë kulmi i papërgjegjshmërisë dhe cinizmit dhe prishin drejtpërdrejt vazhdimin e dialogut me Beogradin” tha Petkoviq, raporton Tanjug, transmeton Gazeta Sinjali.

Për këtë arsye ai tha se kërkojnë nga Bashkimi Evropian, si ndërmjetës në dialog dhe garant i zbatimit të marrëveshjes, të reagojë ndaj mesazheve të tilla, siç i quan ai të rrezikshme nga Prishtina në lidhje me shkeljen e marrëveshjes dhe Asociacionit të Komunave Serbe. /Gazeta Sinjali/