image Petkoviq i reagon menjëherë Kurtit për zbatimin e vendimit nga 1 shtatori: Ai po i bie borive të luftës

Politikë

Petkoviq i reagon menjëherë Kurtit për zbatimin e vendimit nga 1 shtatori: Ai po i bie borive të luftës

news image

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë, Petar Petkoviq, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti pasi deklaroi se nga 1 shtatori do të vazhdojë zbatimi i vendimit për targat dhe letërnjoftimet serbe.

Petkoviq ka thënë se “Kurti di t’i bie vetë borive të luftës”.

“E vetmja gjë që Albin Kurti di është se i bie borive të luftës dhe udhëheq politikë kërcënimesh dhe shantazhesh, siç dëshmohet nga deklaratat e tij të fundit, në të cilat ai edhe një herë konfirmoi se dëshiron konflikte dhe se i pëlqen të flasë për luftë çdo ditë”, ka thënë Petkoviq.

Kryenegociatori serb ka thënë se Beogradi është i gatshëm të negociojë zgjidhje që janë të pranueshme në terren, por nëse dikush i sulmon serbët dhe ua merr dokumentet ajo është absolutisht e papranueshme.

/GazetaSinjali/