image Petkoviq i reagon Bislimit: Serbia kurrë s'do ta njohë Kosovën dhe kurrë s'do të pajtohet me anëtarësimin e saj në OKB

Politikë

Petkoviq i reagon Bislimit: Serbia kurrë s’do ta njohë Kosovën dhe kurrë s’do të pajtohet me anëtarësimin e saj në OKB

news image

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviq, duket se ka mbetur i hidhëruar pas disa deklaratave të bëra nga zv. kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Petkoviq është shprehur se Besnik Bislimi në mënyrë të gabueshme dhe keqdashëse po e interpreton gatishmërinë e Beogradit për dialog me Prishtinën si gatishmëri të Serbisë për ta njohur Kosovën.

“Beogradi është i përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën dhe krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm për zhvillim ekonomik të të gjithë rajonit, por që kurrë nuk do ta njohë Kosovën dhe shpalljen e saj të njëanshme dhe të paligjshme. Dhe kurrë nuk do të pajtohet me anëtarësimin e saj në OKB,” – u shpreh ai, transmeton Kosovo-Online.

Bislimi me anë të një interviste kishte deklaruar sot se Greqia duhej ta njihte Kosovën pasi që Serbia ishte zotuar për një gjë të tillë.

“Vetë fakti se po kërkojnë ndryshimin e qëndrimit të disa shteteve mos-njohëse, Kurti dhe Bislimi po e keqpërdorin dialogun për normalizim të marrëdhënieve për ta destabilizuar më tej rajonin, por edhe për të treguar se sa keqdashës dhe të pasinqerta i kanë synimet,” – shtoi tutje Petkoviqi.

/GazetaSinjali/