image Petkoviq, Hovenierit: Lista Serbe është zëri i popullit serb, jo i ambasadave të huaja

Politikë

Petkoviq, Hovenierit: Lista Serbe është zëri i popullit serb, jo i ambasadave të huaja

news image

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka reaguar ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili tha se Kosova është shtet demokratik, me kufijtë ekzistues.

Petkoviq mbrojti Listën Serbe – në gjykimin e tij – si përfaqësuese e popullit serb në Kosovë, duke theksuar se qëllimi i saj parësor është mbrojtja e interesave kombëtare të komunitetit serb që jeton në rajon.

“Ne e dimë mirë ambasador ku janë kufijtë në Kosovë, ata janë kufijtë e Serbisë në përputhje me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të OKB-së. Dhe Lista Serbe është zgjedhja dhe zëri i popullit serb që mbron interesat kombëtare të popullit të vet në Kosovë, e jo të ambasadave të huaja”, ka shkruar ai në Twitter.

/GazetaSinjali/