image Petkoviq: Formimi i Asociacionit është kusht, por Serbia nuk do ta njoh Kosovën

Politikë

Petkoviq: Formimi i Asociacionit është kusht, por Serbia nuk do ta njoh Kosovën

news image

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, deklaroi se institucionet e Kosovës po përgatiten për t’iu shmangur detyrimit për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.

“Beogradi as de fakto dhe as de jure nuk do ta njohë pavarësinë e të ashtuquajturës Kosovë, por formimi i Asociacionit është kusht për të gjitha kushtet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe parakusht për të gjitha hapat e mëtejshëm në atë drejtim.

Prandaj Glauk Konjufca, i cili mezi e drejton Kuvendin e të ashtuquajturës Kosovë, nuk ka mandat të shkarkojë përbërjen e Ekipit Menaxhues Serb për hartimin e Statutit të Asociacion, kështu që më mirë të ikë nga puna sepse kjo përbërja e ekipit serb është konfirmuar nga autoritetet e tij ligjore”, tha ai.

/GazetaSinjali/