image Petkoviq: Bislimi më komplimenton kur kërkon dikë tjetër në vendin tim

Politikë

Petkoviq: Bislimi më komplimenton kur kërkon dikë tjetër në vendin tim

news image

Kryenegociatori i Serbisë në dialog me Kosovën dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, e ka quajtur kompliment faktin se homologu i tij kosovar, kryenegociatori Besnik Bislimi do të donte dikë tjetër në vend të tij.

“Fakti që Besnik Bislimi do të donte dikë tjetër në pozitën time si kryenegociator është vetëm një kompliment dhe konfirmim se pala serbe po lufton me vendosmëri në Bruksel. Mjerë ai të cilin Bislimi e lavdëron. Përshëndetje nga Manastiri i Krye engjëjve të Shenjtë afër Prizrenit!”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.

Kohë më parë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi pati deklaruar se ndoshta procesi i dialogut do të kishte qenë më konstruktiv dhe më produktiv sikur në vend të Petkoviqit të ishte dikush që është pak më i vjetër dhe më me përvojë.

/GazetaSinjali/