Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj urimit të Ambasadës së Britanisë për njohjen e Kosovës nga Kenia.
Petkoviq e ka quajtur këtë njohje një akt të dëmshëm dhe ka reaguar drejtpërdrejt ndaj ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Në një postim në rrjetet sociale, Petkoviq ka paralajmëruar mundësinë e tërheqjes së mëtejshme të njohjeve të Kosovës.
“Supozoj se ambasadori Jonathan Hargreaves do ta përgëzojë edhe Beogradin, kur të bëhen tërheqjet e reja të njohjes së Kosovës. E di sa shumë ju intereson e drejta ndërkombëtare”, ka shkruar Petkoviq.