Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra Serbe për Kosovën”, Petar Petkoviq e ka konsideruar si goditjen më të madhe të diplomacisë serbe kur u mor vendimi i GJND-së, për legjitimitetin e pavarësisë së Republikës së Kosovës, derisa pretendoi se politikanët shqiptarë në shenjë falënderimi e mbajnë fotografinë e ish-ministrit të Jashtëm serb, Vuk Jeremic, përcjellë Gazeta Sinjali.
Mediumi serb ‘Kosovo Online’ raporton që Petkoviç të ketë thënë se Jeremiç nuk kërkoi asnjëherë falje për këtë.
“Ai është arsyeja pse është për t’u habitur që ai që përforcoi bazat e pavarësisë së Kosovës me veprime të tilla, sot po përpiqet që në mënyrë të rreme dhe pa asnjë argument të vetëm, me një urrejtje të hapur, të akuzojë Serbinë dhe presidentin e saj, Aleksandar Vuçiq, për heqjen dorë nga sovraniteti në Kosovë”, ka thënë ai.
Petkoviç tutje e ka konsideruar propagandën serbe si “politikë të mençur dhe të matur”, teksa krahasoi qeverisjen e tashme me të kohës së ish-ministrit Jeremiq.