image Peticion online për heqjen e vizave për Kosovën, zyrtarja e BE-së ka një kërkesë

Politikë

Peticion online për heqjen e vizave për Kosovën, zyrtarja e BE-së ka një kërkesë

news image

Disa ditë më parë është nisur një peticion online, i cili ka për synim të mbledh njerëz të cilët janë pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Kjo iniciativë, u nis nga Kati Scheenberger, e cila është këshilltare lokale e Bashkimit Evropian, shkruan Gazeta Sinjali.

Schneeberger ka kërkuar që të ndalet izolimi i Kosovës duke thënë se është koha që liberalizimi të ndodhë, si dhe ka shtuar se kosovarët duhet të ndjehen të barabartë me qytetarët evropianë.

Mos e izoloni Kosovën. Tani është koha. Të drejta të barabarta për qytetarët e Kosovës si për qytetarët e BE-së. Të drejta të barabarta për të gjithë evropianët“, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Twitter.

Po ashtu, ajo ka njoftuar se janë bërë 5 mijë nënshkrime në këtë peticion, duke kërkuar që të arrihet numri 7 mijë e 500.

“Faleminderit për 5000 nënshkrime. Le të arrijmë 7500”, ka shkruar Schneeberger.

Në këtë LINK, mund të nënshkruani peticionin.

/GazetaSinjali/