image Pësojnë rënie për shkak të tensioneve në industrinë e naftës

Botë

Bursat evropiane/ Pësojnë rënie për shkak të tensioneve në industrinë e naftës

news image

Bursat evropiane e nisën javën me vlera negative, pas hezitimeve të investitorëve për shkak të sulmit me dron mbi impiantet saudite të naftës, që shkaktoi tensione të reja diplomatike.

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm sot, gjë që pakësoi papritur furnizimin e botës me arin e zi dhe që aktualizoi tensionet mes SHBA-së dhe Iranit.

“Investitorët u gjendën të papërgatitur ndaj kthimit të rrezikut gjeopolitik, që i shtohet nga njëra anë shifrave makroekonomike përsëri të këqija në Kinë dhe në anën tjetër një pritjeje disi të ankthshme para FED-it”, u shpreh një analist i Saxo Banque.

“Është një përzierje situatash që nxit për shumë kujdes dhe është mëse e justifikueshme të shohim sot një treg të luhatur, edhe pse s’ka ndonjë gjë shqetësuese”, theksoi ai./Gazeta Sinjali/