U zotua të mos garojë më kurrë, shoferi Luca Corberi pas aksidentit në një garë të Kampionatit Botëror të Karting.
Luca Corberi tani është nën hetime nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit, – departamenti i Motorsportit.
Corberi ishte duke garuar në finalen e Kampionatit Botëror Karting KZ në Lonato, Itali, kur u aksidentua në garë dhe më pas hodhi parakolpin e makinës së tij në pistë.
“Është Luca Corberi, që shkon afër pistës – çfarë po bën”? tha komentatori i garës përpara se italiani të hidhte parakolpin në rrugën derisa po garonin shoferët e tjerë.
Corberi shpërfilli çdo kërkesë nga zyrtarët derisa ecte nëpër pistë pasi doli nga gara.
“Do të doja t’i kërkoja falje komunitetit të automjeteve për atë që kam bërë”, tha 23-vjeçari në një deklaratë në mediat sociale.
“Nuk ka justifikime për të shpjeguar pse kam bërë një veprim kaq të turpshëm, kjo ka qenë diçka që nuk e kam bërë kurrë në 15 vitet e karrierës sime, dhe shpresoj shumë që të mos shihet nga askush tjetër në të ardhmen”, tha Corberi.
Corberi gjithashtu deklaroi se ai nuk do të konkurronte në asnjë garë tjetër me motor në të ardhmen pasi “është thjesht gjëja e duhur për të bërë”.
“FIA dhe ACI (Klubi i Automjeteve të Italisë) janë thellësisht të shqetësuar nga ngjarjet shqetësuese që ndodhën dje gjatë Kampionatit Botëror FIA Karting KZ në Lonato, Itali”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga kjo organizatë.
FIA ka filluar një hetim të menjëhershëm mbi incidentet. /Gazeta Sinjali/