Peshkopi i Kishës Ortodokse Serbe në Amerikë, Irinej Dobrijeviq, i ka dërguar një letër Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Antonio Blinken, pas ndalimit të hyrjes në Kosovë të Patriarku serb Porfirje.
Siç raportojnë mediat serbe, Peshkopi Dobrijevqi i ka tërhequr edhe një herë vëmendjen Sekretarit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Anthony Blinken, duke pretenduar për shkeljen flagrante të të drejtave themelore të njeriut dhe lirive fetare të serbëve nga Qeveria e Kosovës.
Me tej, sipas raportimeve “ai tërhoqi vëmendjen për mënyrën se si autoritetet e Prishtinës e trajtuan kreun e një prej kishave ortodokse më me ndikim në Ballkan gjatë festave të Krishtlindjeve, i cili erdhi me qëllimin për të sjellë një mesazh paqeje dhe mirëkuptimi mes të gjithë njerëzve”
“Peshkopi kërkoi nga autoritetet në Uashington që të ndalojnë me vendosmëri synimet e shqiptarëve të Kosovës për të shkaktuar trazira gjatë festave të Krishtlindjeve dhe për të përsëritur trazirat e vitit 2004 kundër popullit serb, murgjve dhe klerit, si dhe monumenteve fetare dhe kulturore në Kosovë”, raporton Nova.rs.
Letra me përmbajtje të njejtë i është dërguar dhe institucionve të tjera si dhe këshilltarit për Siguri Kombëtare të SHBA-ve, Jake Sullivan, Ambasadori për Liritë Fetare Ndërkombëtare në Departamentin e Shtetit si dhe një anëtari të Kongresit në grupin për Liri Ndërkombëtare Fetare.