Një peshkatar u befasua kur gjeti një kartëmonedhë australiane 20 dollarë në barkun e një peshku që kishte kapur.
Fotografia është postuar në faqen e Facebook ‘Sharkmen Fisher Charter Melbourne’ dhe menjëherë ajo u bë virale.
Veterinari Richmond Loh tha për ‘Yahoo News Australia’ se kartëmonedha ishte aty ku të gjithë do ta pritnin nëse peshku do ta përpinte rastësisht.
Sidoqoftë, ai shtoi se ky lloj peshku rrallë del në sipërfaqen e ujit, por gjithashtu që kartëmonedha 20 dollarëshe nuk është diçka e vogël që mund të gëlltitet rastësisht.
“Një kartëmonedhë prej 20 dollarë nuk është një gjësend i vogël që mund të gëlltitet lehtë rastësisht, kështu që peshku do të duhej ta “nuhaste” më parë për të kontrolluar nëse është diçka ushqimore para se të gëlltisë,” tha ai.
Por, Met Landos, i cili drejton shërbimin ‘Future Fisheries Veterinary’, thotë se ishte e vështirë të përcaktohej nëse kartëmonedha ishte gëlltitur nga peshku ose jo. /Gazeta Sinjali/