image Peshkaqeni blu kapet “mat” në brigjet e detit Jon (VIDEO) - Sinjali

Peshkaqeni blu kapet “mat” në brigjet e detit Jon (VIDEO)

news image

Sezoni verës tashmë është hapur zyrtarisht me shumë qytetarë që arratisen fundjavave në plazhet e vendit në ujërat e Adriatikut dhe Jonit.

Sipas autoriteteve greke, një peshkaqen është kapur mat në brigjet e detit Jon, në plazhin shtatë ishujve të vendit fqinj.

Bëhet fjalë për specien  Prionace glauca (BSH – Shark Glaucous ose Shark Blue), i cili u gjet në bregdet.

Organizata greke “iSea” shkruan në Facebook, se prania e peshkaqenit Glaucous nuk duhet të shkaktojë panik te pushuesit.

Megjithatë, afrimi i çdo kafshe të egër mund të shkaktojë sjellje agresive ose të panjohura për shkak të frikës.

Këshilla e “iSea” për pushuesit.

“Në rast kontakti të afërt me peshkaqenin, nuk e prekim me duar, nuk e tërheqim fort nga bishti dhe nuk e tërheqim zvarrë në rërë”, thonë administratorët e faqes në Facebook.

Gjithashtu vihet re se kjo lloj specieje peshkaqeni është kapur në të gjithë Mesdheun.

Peshkaqeni Glaucous ose Shark Blue është një specie e rrezikuar, megjithatë nuk është shpallur specie në mbrojtje.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin