Mbrëmjen e së martës, një pesëvjeçar i identifikuar si Rayan, kishte rënë në një pus të thellë 32 metra në provincën Chefchaouen të Marokut.
Prej asaj dite ekipet e shpëtimit janë duke tentuar për të zhbllokuar pesëvjeçarin.
Ekipet e kërkimit përdorën fillimisht pesë buldozerë gjatë ditëve për të gërmuar vertikalisht në një thellësi prej më shumë se 31 metrash.
Më pas, të premten, ata filluan të gërmojnë një tunel horizontal për të arritur te djali i bllokuar, tha MAP, duke shtuar se ekspertët e inxhinierisë topografike u thirrën për ndihmë.
Sipas BBC, punonjësit e shpëtimit kanë ulur një maskë oksigjeni, ushqim dhe ujë në pus dhe një ekip mjekësor është gjithashtu në vend, gati për të trajtuar djalin. Në vendngjarje ka mbërritur edhe një helikopter për ta dërguar në spital pasi të jetë liruar nga pusi.