image Pesë të vrarë pas të shtënave në Stade të Gjermanisë, policia arreston të dyshuarin

Evropë

Pesë të vrarë pas të shtënave në Stade të Gjermanisë, policia arreston të dyshuarin

news image

Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në qytetin Stade, në landin e Saksonisë së Ulët, kanë konfirmuar autoritetet gjermane.

Ngjarja ka shkaktuar reagim të madh të forcave të rendit dhe shërbimeve të emergjencës.

Sipas policisë, të shtënat kanë ndodhur në zonën e Dankersstraße, ndërsa një operacion i gjerë është ende në zhvillim për sigurimin e zonës dhe mbledhjen e provave. Autoritetet kanë bërë të ditur se një i dyshuar është arrestuar në lidhje me rastin.

Mediat gjermane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një qendre për shërbime sociale, por motivet e sulmit mbeten ende të panjohura.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonën e ngjarjes, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/