Pesë persona kanë vdekur dhe më shumë se 40 janë plagosur pasi një makinë u përplas në një paradë në shtetin amerikan të Wisconsin.
Pamjet tregojnë një SUV të kuq duke lëvizur nëpër një parade të Krishtlindjeve në qytetin e Waukesha, në perëndim të Milwaukee.
Shefi i policisë Dan Thompson tregoi se sulmi goditi dhjetëra njerëz, përfshirë fëmijë, derisa një person ndodhet në paraburgim. Një zyrtar tha se incidenti nuk duket “për momentin” të jetë një akt terrorist.
I dyshuari dukej se ishte duke ikur nga një skenë tjetër kur u përplas me njerëzit në paradë, tha zyrtari i zbatimit të ligjit, i cili është i njohur me gjetjet e hershme të hetimit, shkruan BBC.
Një tjetër dëshmitar tha se shoferi goditi gjithashtu një grup të “Gjysheve që vallëzonin” dhe të paktën një person përmbysi pjesën e përparme të makinës./GazetaSinjali/