image Pesë të vdekur nga shpërthimi në Gjermani

Evropë

Pesë të vdekur nga shpërthimi në Gjermani

news image

Përveç dy viktimave, është raportuar se edhe tre persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi që ndodhi të martën në një park industrial në Gjermani.

Nga policia kanë thënë se ende nuk mund të japin detaje derisa të identifikohen tri viktimat e fundit.

Ndërkaq, raportohet se dy persona vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Nga ky shpërthim u lënduan 31 persona.

Policia është duke hetuar shkaqet e shpërthimit në parkun Chempark të Leverkusenit, i cili është një nga parqet më të mëdha industriale në botë.

Shpërthimi i madh aktivizoi alarmin e “rrezikut ekstrem” dhe bëri që zyrtarët t’u bëjnë thirrje banorëve që të mos dalin nga shtëpitë dhe të shmangin kontaktin me ajrin.

Matjet e cilësisë së ajrit më vonë treguan se ajri është në nivele të sigurta.

/GazetaSinjali/