image Pesë raste me Omicron konfirmohen në Mal të Zi

Rajon

Pesë raste me Omicron konfirmohen në Mal të Zi

news image

Pesë raste të llojit Omicron të koronavirusit janë konfirmuar zyrtarisht në Mal të Zi, njoftoi më 16 dhjetor Instituti i Shëndetit Publik.

Të gjithë të infektuarit janë me shëndet të mirë të përgjithshëm dhe me simptoma të lehta, thuhet në njoftim.

Dyshimi i parë u konstatua më 4 dhjetor në një familje në fillim të muajit, pas së cilës të gjitha kontaktet e tyre u vendosën në izolim.

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë konfirmuar 187 raste të reja me koronavirus dhe dy persona kanë vdekur si pasojë e virusit, njofton Instituti i Shëndetit Publik, shkruan REL.

Në Mal të Zi janë gjithsej 1812 raste aktive me COVID-19, më së shumti në Podgoricë- 693.

42.8 për qind e popullatës janë të vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës ndërsa rreth 10.5 për qind e qytetarëve janë imunizuar me dozën e tretë.

Ministria e Shëndetësisë paralajmëroi gjithashtu kontrolle të intensifikuara të zbatimit të masave në këtë fundjavë, veçanërisht në qendrat turistike dimërore.

Ata do të kontrollojnë posedimin e Certifikatës Kombëtare Dixhitale për COVID në ambientet e hotelierisë dhe në vende të tjera ku mblidhen një numër i madh njerëzish, si dhe nëse shkelet ndalimi për organizimin e dasmave dhe festimeve të tjera private. /GazetaSinjali/