Pesë persona të kërkuar janë arrestuar nga policia për shkak të veprave penale që i kishin kryer më herët.
Ata u ishin shmangur vendimeve të gjykatës duke refuzuar të paraqiteshin në vuajtje të dënimit
Forcat e rendit, në operacione të ndara nëpër Kosovë, kanë kapur të dyshuarit që akuzohen për vepra të ndryshme penale në raste të ndara.
Dy të kërkuar janë arrestuar dje në komunën e Vitisë, njëri në rrugën Rr. “Mustafë Koka” në këtë qytet ndërsa tjetri në fshatin Beguncë.
Një person tjetër është arrestuar në Rr. “Ernest Koliqi”në Prishtinë ndërsa dy të tjerë në qytezën e Hanit të Elezit.
Të pesë personat janë dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës. /Sinjali/