image Pesë persona me koronavirus kanë nevojë për oksigjeno-terapi, njëri prej tyre në kujdes intensiv

Kosovë

Shëndetësi/ Pesë persona me koronavirus kanë nevojë për oksigjeno-terapi, njëri prej tyre në kujdes intensiv

news image

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë duke u trajtuar 37 pacientë të prekur nga koronavirusi. 32 pacientë janë në gjendje stabile, teksa pesë kanë nevojë për oksigjeno-terapi, ku njëri prej të cilëve është edhe në kujdes intensiv.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, shkruan Gazeta Sinjali.

“Në Klinikën Infektive të QKUK-së, sot më 30 mars 2020 janë duke u trajtuar 37 pacientë të prekur nga Covid-19. 32 të sëmurë janë në gjendje stabile; 5 prej tyre kanë nevojë për oksigjenoterapi, njëri prej të cilëve është duke u trajtuar në Kujdesin Intensiv të Klinikës Infektive”, thuhet fillimisht në njoftimin e Hotit.

Ai më tej ka bërë të ditur se klinika është në pritje të rezultateve për 8 raste të tjera të cilat do të testohen.

Njoftimi i plotë i Faik Hotit në Facebook:

https://www.facebook.com/faik.hoti.14/posts/10158204611720816

Në Kosovë aktualisht numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka shkuar në 94, është shënuar një viktimë, teksa zyrtartarisht është raportuar edhe për një të shëruar./Gazeta Sinjali/