image Pesë pacientë të dyshuar me koronavirus në Kosovë, tre prej tyre zyrtarë të KFOR-it

Kosovë

Shëndetësi/ Pesë pacientë të dyshuar me koronavirus në Kosovë, tre prej tyre zyrtarë të KFOR-it

news image

Pesë persona po dyshohen se janë të infektuar me koronavirus në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur Valbon Krasniqi, infektolog në QKUK, i cili tha se pesë persona janë të dyshuar për koronavirus.

“Numri është relativ, po ndryshon brenda ditës. Pesë persona janë duke u testuar”, ka thënë Krasniqi për Gazetën Sinjali.

Ndërkohë, Krasniqi ka mohuar raportimet e mediave të tjera se një person ka dalë pozitiv me koronavirus në Kosovës.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se 3 nga 5 pacientët e dyshuar me koronavirus janë pjesëtarë të KFOR-it./Gazeta Sinjali/