image Pesë mësimdhënës infektohen me koronavirus në një shkollë të Istogut

Shëndetësi

Pesë mësimdhënës infektohen me koronavirus në një shkollë të Istogut

news image

Pesë mësimdhënës të shkollës fillore “Bajram Curri” në Istog kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune, Haki Rugova, i cili njoftoi se mësimdhënësit e infektuar janë vetizoluar në momentin që e kanë marrë rezultatin e testit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

“Po, mund të konfirmoj që pesë mësimdhënës kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, nga 50 që janë testuar. Ata janë vetizoluar në momentin që e kanë marrë rezultatin e testit nga IKSHPK-ja”, tha Rugova.

Ai tutje tha se aktualisht nuk po planifikojnë mbylljen e shkollës, por vetëm kalimin në mësimin online të atyre klasave në të cilat mësimdhënësit e infektuar kanë dhënë mësim.

“Ne për momentin jemi në një takim me Shtabin të Emergjencave dhe së shpejti do ta marrim një vendim përfundimtar. Unë mendoj që do të shkojmë në mënyrë selektive. Në ato klasë ku mësuesit e infektuar me COVID-19 kanë dhënë mësim, do të kalojmë në mësim online. Shkolla njëherë nuk do të mbyllet, pasi nesër kemi një takim me ministrin e Shëndetësisë dhe me IKSHPK-në. Vendimi do të merret nesër, sesi do të veprohet tutje”, përfundoi Rugova. /Gazeta Sinjali/