image Pesë ditë nga zhdukja e 78-vjeçarit në Prishtinë, Policia kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Kosovë

Pesë ditë nga zhdukja e 78-vjeçarit në Prishtinë, Policia kërkon ndihmë për gjetjen e tij

news image

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një 78-vjeçari, i cili është raportuar i zhdukur në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, bëhet fjalë për Xhafer Raçin, i lindur më 18 shkurt 1948, i cili është larguar nga shtëpia më 2 korrik, rreth orës 08:00, dhe që nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij.

Policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve që mund të kenë informacione për vendndodhjen e tij, t’i njoftojnë autoritetet në stacionin më të afërt policor ose përmes numrave emergjentë 192 dhe 038 550 999.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/