Këngëtari shqiptar, Hajro Ceka është shfaqur fort i lumtur krah Ivica Daçiqit.
Shqiptari nga Mali i Zi ka publikuar një foto me Daçiqin pas një udhëtimi që kishte në Beograd.
Ceka që shpeshherë i këndon atdheut në këngët e tij dhe shfaqet me flamurin kuq e zi, kësaj radhe ka shfaqur lumturinë e tij krah personit që urren shqiptarët kudo që shkon.
Kjo foto nga aeroporti “Nicola Tesla” vije pa u bërë një javë e plotë kur bashkëkombësit e Daçiqit organizuan sulm terrorist në Banjskë të Kosovës.