image Përveç Kuvendit të hënën mblidhet edhe Kryesia, vendoset për interpelancën me ministrin Murati lidhur me uljen e shtesave

Politikë

Përveç Kuvendit të hënën mblidhet edhe Kryesia, vendoset për interpelancën me ministrin Murati lidhur me uljen e shtesave

news image

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet të hënën për të vendosur në lidhje me mbajtjen e interpelancës me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në lidhje me “Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë”, transmeton Gazeta Sinjali.

Po ashtu do të vendoset edhe për mbajtjen e një debati parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19.

Mbledhja do të fillojë në ora 13:00.

Rendi i ditës:

 I. Përgatitjet për Seancë plenare:

1.     Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.     Pyetjet parlamentare,

3.     Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati në lidhje me “Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë”,

4.     Debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19.

/Gazeta Sinjali/