image Përveç gjurit në qafë, edhe një veprim i dy policëve të tjerë ndikoi në vdekjen e George Floyd

Botë

Përveç gjurit në qafë, edhe një veprim i dy policëve të tjerë ndikoi në vdekjen e George Floyd

news image

Vdekja tragjike e George Floyd ka shkaktuar trazira në SHBA. Për vdekjen e Floyd ka dalë edhe autopsia e pavarur që ka konfirmuar se ai kishte pësuar asfiksi.

Avokati i familjes Floyd, Antonio Romanucci ka kërkuar që të paditen të gjithë oficerët e policisë, jo vetëm Chauvin.

“Përveç gjurit në qafë, pesha e dy policëve të tjerë në shpinë ishte shkakpër vdekjen e George. Kjo parandaloi rrjedhën e gjakut në tru dhe gjithashtu furnizimin e ajrit në mushkëritë e tij”, tha Romanucci. “Kjo i bën të gjithë këta zyrtarë vendorë përgjegjës”.

Floyd i paarmatosur u rrëzua në tokë nga një polic për dhe u mbajt ashtu për disa minuta të hënën e javës së kaluar në Minneapolis dhe vdiq menjëherë pas kësaj. Një video e shfaq Floyd duke u lutur në mënyrë të përsëritur dhe duke treguar se nuk mund të merrte frymë.

Zyrtari policor Derek Chauvin e kishte shtypur gjurin fort në qafën e Floyd për gati nëntë minuta. Dy oficerë të tjerë policorë u gjunjëzuan në shpinën e tij. /Gazeta Sinjali/