image Përurohet tuneli i Kurrizit në Prishtinë

Kosovë

Përurohet tuneli i Kurrizit në Prishtinë

news image

Sot është përuruar tuneli i Kurrizit në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Me përfundimin e fazës së renovimit, kjo hapësirë është transformuar në një korridor modern, të ndriçuar dhe funksional, që tashmë u shërben këmbësorëve, biçiklistëve dhe veturave”, njofton Komuna e Prishtinës.

Tuneli i rinovuar përfshin:

Ndriçim të plotë dhe sistem ventilimi për të shmangur kundërmimin,

Qasje të sigurt për kalimtarët,

Tualete publike për përdorim të përditshëm,

Hapësira për ekspozita, tregje javore dhe aktivitete kulturore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/