Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka marrë pjesë në përurimin e Shërbimit të Brahiterapisë në Klinikën e Onkologjisë në QKUK, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Zemajt, 150 persona në ditë marrin shërbime në këtë klinikë. Ai tha se kjo aparaturë mungon në shumë vende të rajonit.
“150 persona marrin shërbime në ditë në këtë klinikë. Kjo aparaturë është një projekt që mungon në shumë vende të rajonit neve na mundësohet që këtë shërbim ta ofrojmë për pacientët”, tha Zemaj.
Ndërsa drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi bëri të ditur se ky shërbim do të fillojë të ofrohet që nga janari i vitit të ardhshëm e që pacientët më nuk do të kenë nevojë të kërkojnë shërbime jashtë vendit./Gazeta Sinjali/