image Përurohet reparti i Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës, Kurti: Investimi është rreth 1 milion euro

Shëndetësi

Përurohet reparti i Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës, Kurti: Investimi është rreth 1 milion euro

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtorin e ShSKUK-së, Elvir Azizi, kanë përuruar repartin e Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës.

ZKM njofton se për funksionalizimin e tij janë shpenzuar rreth 1 milion euro, prej të cilave rreth gjysma e shumës është donacion nga shoqata “Nëna Terezë”, që operon në Gjermani me udhëheqës Shaqir Gashi dhe shoqata “Jetimat e Ballkanit”, me udhëheqësin Halil Kastrati.

Kurti tha se reparti ka 11 dhoma, dhomë për mjekim intensiv dhe 25 shtretër për hospitalizim, derisa reparti i vjetër kishte vetëm një dhomë me shtatë shtretër.

“Investimi është rreth 1 milion euro, prej të cilave rreth gjysma vijnë nga shoqata” Nëna Terezë”, në Gjermani me ç’rast këtu e kemi edhe udhëheqësin Shaqir Gashin dhe “Jetimat e Ballkanit” me udhëheqësin Halil Kastratin. Më herët ka pasur në këtë repart vetëm një dhomë me shtatë shtretër, e janë kryer diku rreth mbi një mijë hospitalizime brenda vitit dhe 37 mijë vizita ambulantore, ndërkaq tash do të jenë gjithsej 11 dhoma me 25 shtretër, njëra prej dhomave do të jetë edhe intensive”, theksoi mes tjerash Kurti.

Kryeministri deklaroi se do të ketë pajisje moderne mjekësore, të teknologjisë së fundit.

/GazetaSinjali/