Evan Potera, që mbrëmjen e 26 gushtit u përfshi në një incident me policë të Kosovës kishte qenë i përfshirë edhe në një rast ku ishte kryer një vjedhje dhe ishte kryer një vrasje, raporton Sinjali.
Potera mbrëmjen e 26 gushtit ishte ndaluar për t’u kontrolluar rastësisht nga Policia e Kosovës në Podujevë. Por ngjarja kishte marrë një kthesë tjetër.
Aty Potera nuk kishte pranuar që t’i dëgjojë urdhrat e Policisë së Kosovës, por kishte bërë një kthesë të rrezikshme duke rrezikuar disa policë të Kosovës. Në gjithë këtë rast i lënduar kishte mbetur një polic i Kosovës i cili kishte kërkuar edhe ndihmë mjekësore.
Sinjali nga burimet e veta merrte vesh se Policia e Kosovës në Podujevë, kishte ndjekur Poterën, por që nuk kishte arritur ta arrestonte. Ai ishte kërkuar edhe në shtëpinë e tij, por që as aty nuk kishte qenë.
Sinjali ka kërkuar të marrë gjatë ditës së sotme një përgjigje nëse Policia e Kosovës ka arrestuar, Poterën për sulmin ndaj zyrtarit policor, por sipas policisë të gjitha informatat për këtë rast janë publikuar në raportin 24-orës. Aty thuhet se ende nuk është arrestuar.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar duke mos i respektuar urdhërata e zyrtarëve policor, me veturën e tij në lëvizje ka goditur njërin nga zyrtarët dhe është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari gjendet në arrati ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhej në raportin e Policisë së Kosovës.
Potera ishte përfshirë edhe në një rast tjetër në vitin 2017, ku ai kishte qenë duke kryer një vjedhje në një market në fshatin Ratkoc të Rahovecit. Në këtë vjedhje, pronari i objektit kishte vërejtur hajnat dhe kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre. Plumbat kishin qëlluar për vdekje Hamdi Isufin, raporton Sinjali.
Së bashku në këtë vjedhje me Poterën, kishte qenë Liridon Sylejmani, Muhamet Kiqmari dhe Hamdi Jusfufi. Kiqmari kishte thënë se ai kishte tentuar ta hapte derën e marketit, ndërsa Potera t’i këpuste zingjirët e dryrit të marketiet.
“Unë kam tentuar ta hap derën e marketit me një mjet, ndërsa Evani me dana, duke u munduar që ta këput zingjirin e dryrit të marketit dhe ndërsa Liridoni ka pritur në makinë. Pastaj dikush ka gjuajtur me armë 2-3 herë dhe ne kemi filluar të ikim”, kishte treguar Kiqmari në gjykatë.
Më tutje pronari i dyqanit, Feriz Hoti, kishte vërejtur hajnat ku më pas kishte shtënë në drejtim të tyre. Aty kishte mbetur i vrarë, Hamdi Isufi.
Gjykata Themelore e Gjakovës, më 28 shtator të vitit të kaluar kishte liruar nga aktakuza pronarin e dyqanit, Feriz Hotin, për armë mbajte pa leje dhe për akuzat ndaj tij për vrasje./Sinjali/