Gazeta Sinjali raportoi sot në mbrëmje për një ngjarje të rëndë që ndodhi në kryeqytet, ku një person u ther për vdekje me thikë nga vëllai i tij. Ky rast tronditi familjen Myftari, ndërsa akoma s’dihet motivi dhe rrethanat e rastit.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku thonë se sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për përleshje mes dy personave.
Tutje thuhet se shkak i plagëve të marra nga therja me thikë, viktima ka ndërruar jetë.
Ndërkaq nga QKUK bëjnë me dije se personi që theri vëllain në Prishtinë, është duke u trajtuar në Emergjencë.
Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla njoftoi se gjendja e tij aktualisht është stabile.
“Një i lënduar me armë të ftohtë është duke u trajtuar në Qendrën Emergjente, për momentin janë duke iu kryer ekzaminimet e duhura. Gjendja është stabile”, është shprehur ai.
Gjithashtu, Sinjali mësoi se Policia ka arritur të identifikojë të dyshuarin, i cili doli të jetë vëllai i viktimës, Gent Myftari.
Miftari po dyshohet se e theri disa herë me thikë vëllain e tij, për motive akoma të panjohura.
Auron Myftari mbeti i vdekur si pasojë e therjes me thikë, pasi nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.