Adoleshenti nga Virxhinia, i akuzuar për vrasjen e nënës, motrës dhe nipit të tij rezulton se prej kohësh lufton me probleme të shëndetit mendor.
Një kushëri i 18-vjeçarit tha për mediat:
Për fat të keq ai vuante nga sëmundje mendore dhe arriti në një pikë kulminante..Matthew e kam kushëri dhe do ta dua e do i qëndroj pranë sa ta kem të mundur sepse ajo që njerëzit kanë parë nuk ka lidhje me të, dhe ne familja e tij, nuk do ta kishim imagjinuar kurrë që kjo do të ndodhte.”
Matthew Bernard u kap nga policia pasi nisi të vraponte nëpër rrugë pa rroba.
Autoritetet besojnë se ai i ka marrë jetën nënës së tij, Joan Bernard, motrës, Emily Bivens dhe djalit të saj njëvjeçar.