image Personi i merr armën policit dhe plagosë 4 persona në spital

Rajon

Personi i merr armën policit dhe plagosë 4 persona në spital

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit mbrëmjen e kësaj të shtune (31 gusht). Katër persona raportohet se janë plagosur, dy me armë zjarri dhe dy të tjerë me sende të forta.

Drejtori i Policisë së Fierit, Andon Marko thotë se aksidentalisht një efektivi të patrullës i është marrë arma nga brezi, duke plagosur dy persona.

Dy persona janë shoqëruar nga policia, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Drejtori i Policisë, Andon Marko: Personat që kanë qenë pjesë e sherrit janë të identifikuar. Në momentin që personat e dëmtuar kanë ardhur në spitalin e Fierit ka ndodhur një incident, ku policit të patrullës i kanë marrë armën nga brezi dhe ka qëlluar ndaj  dy personave që ata kishin konfliktin e mëparshëm. Kemi shoqëruar dy persona dhe po punojmë për kapjen e dy të tjerëve. Kjo ngjarje po hetohet, për tu zbardhur plotësisht.  Janë qëlluar dy persona me armë dhe dy janë dëmtuar me sende të forta.

Si nisi sherri mes dy grupeve

Sipas të dhënave paraprake mësohet se ka ndodhur një sherr mes dy grupeve, të cilët në fillim janë konfliktuar me sende të forta në Levan, ndërsa më pas sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve në ambientet brenda spitalit.

Gazetarja e RTV Ora, raporton se “një grup prej 5 ose 6 vetash ka ardhur në urgjencën e spitalit dhe kanë qëlluar me armë duke alarmuar gjithë spitalin”

Drejtoresha e spitalit: Gjithë stafi i spitalit Fier është në gatishmëri për shpëtimin e jetës të 3 personave që aktualisht janë në sallën e operacionit. Janë duke u bërë të gjitha ekzaminimet për t’u futur në intervent. Dua t’i jap një informacion të gjithë qytetarëve që puna vazhdon, stafet janë në punë. Të gjithë që kanë nevojë për t’u paraqitur në spital mund të vijnë. Nëse kanë ndodnjë problematikë shëndetësore, puna vazhdon dhe stafet po punojnë. Çdo gjë vazhdon në rregullsi si gjithmon.

Nuk dihen ende rrethanat e këtij sherri, në të cilën janë përdorur edhe levat.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke arrestuar autorët që kanë shtënë me armë zjarri.