image Personi i arrestuar sot nga policia është "Ciprra", dyshohet për plagosjen e dy personave në Podujevë vitin e kaluar

Siguri

Personi i arrestuar sot nga policia është “Ciprra”, dyshohet për plagosjen e dy personave në Podujevë vitin e kaluar

news image

Njësia Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës ka arrestuar gjatë pasdites së sotme një person të dyshuar me rrezikshmëri të lartë, i cili ishte në kërkim për një kohë të gjatë, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka mësuar nga burimet e saj se personi i arrestuar është Besim Hajdari, i njohur si “Ciprra”.

“Ciprra”, i arrestuar gjatë ditës së sotme ishte i përfshirë në një plagosje të ndodhur në Podujevë 27 dhjetorin e vitit të kaluar.

Gazeta Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht se Hajdari ishte i dyshuari për plagosjen e dy personave në sheshin “Zahir Pajaziti”, mbrëmjen e asaj dite.

Ai madje kishte shtënë edhe në drejtim të zyrtarëve policor. Më pas, kishte arritur t’ju ikte policëve.

/Gazeta Sinjali/