Për mosmarrje të shtesave prej 300 euro, personeli mbështetës të cilët janë punësuar në QKUK dhe SHSKUK do të mbajë sot protestë.
Kjo protestë pritet të mbahet nga ora 10:00 të mëngjesit para SHSKUK-së.
Në personelin mbështetës hynë administrata, recepsionistët, vozitësit e autoambulancave, sigurimi, servirët e ushqimit, shërbimet teknike, pastruesit.
Sipas Këshillit Organizativ ata janë të diskriminuar duke mos i marrë shumën e shtesave. /Gazeta Sinjali/