Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në magjistralen Ferizaj – Kaçanik, ku si pasojë e një gjuajtjeje me armë zjarri ka mbetur i vrarë Hasan Berisha dhe është plagosur rëndë vëllai i tij, Kastriot Berisha, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se personat e dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje e rëndë’ ndodhen në arrati, teksa që të dy grupet e përfshira kanë të kaluar kriminale dhe janë të njohur për Policinë.
Sipas të njëjtave burimeve motivi i vrasjes është qërimi i hesapeve mes tyre.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në magjistralen Ferizaj – Kaçanik.
“Ju njoftojmë se sot në ora 14:00 kemi marr një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik tek vendi i quajtur “Fusha Pajtimit” , përball” Varrezave të Dëshmorëve, 2 persona te moshës madhore kanë marr plagë nga arma e zjarrit. Nga informatat e para njeri për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo konfirmuar nga ekipet mjekësore , ndërsa tjetri është transportuar për ndihme mjekësore ne Ferizaj e me pas është transportuar për QKUK për trajtim te mëtutjeshme mjekësor . Në vendin e ngjarjes janë ekipe të policisë që po hetojnë rastin”, thanë nga Policia.