image Persona të pandërgjegjshëm në Podujevë përhapin zjarr në kontenjerë

Kosovë

Rreziku/ Persona të pandërgjegjshëm në Podujevë përhapin zjarr në kontenjerë

news image

Kanë kaluar më shumë se dy muaj prej kur qytetarët e vendit tonë po ballafaqohen me pandeminë COVID- 19.

Por, gjatë kësaj kohe, ata janë rrezikuar edhe nga zjarret e shumta, shumica nga to të qëllimshme.

Në qytetin e Podujevës, persona të pandërgjegjshëm kanë hapur zjarr në disa kontejnerë të mbeturinave, duke ndotur kështu ambientin, por edhe duke rrezikuar kalimtarët e rastit.

Madje ky gjest i turpshëm ka ndodhur në qendër të qytetit, pas ndërtesave shumëkatëshe të banimit./ Gazeta Sinjali/