image Përshkallëzohet protesta te Bashkia e Tiranës, gjuhen bomba e koktej molotovi

Shqipëri

Përshkallëzohet protesta te Bashkia e Tiranës, gjuhen bomba e koktej molotovi

news image

Prej më shumë se dy orësh opozita dhe mbështetësit e tyre janë duke protestuar para Bashkisë së Tiranës.

Protesta nisi e qetë, shoqëruar me fjalime të këshilltarëve bashkiakë të PD dhe PL, ndërsa paralelisht zhvillohej mbledhja e këshillit bashkiak online, ku mori pjesë edhe kryebashkiaku Erion Veliaj pasi doli nga SPAK, ku u morr në pyetje për 7 orë.

Tubimi ka agravuar në momentin kur me protestuesit janë bashkuar edhe deputetët e opozitës, si Gazmend Bardhi, Flamur Noka e Luçiano Boçi, Albana Vokshi, Luan Baçi edhe të tjerë…

Qytetarët kanë shkulur gardhin metalik të vendosur përpara kordonit të policisë, ndërsa këshilltarët bashkiakë tentuan të mësyjnë brenda institucionit.

Nuk munguan as përplasjet fizike midis protestuesve dhe policisë, ndërsa molotovit dhe sendeve të forta që u hodhën në drejtim të tyre, efektivët iu kundërpërgjigjën duke përdorur gazin lotsjellës.

/GazetaSinjali/