Aktorja e njohur, Olta Gixhari pas projektit të saj në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”, i është bashkuar këtë sezon kastit të jurisë së spektaklit të kërcimit, “Dancing With The Stars Albania 2”.
Qysh në natën e parë, Olta mori vëmendjen e audiencës pasi u paraqit me një fustan të mahnitshëm e mjaft provokues.
Njëjtë veproi edhe në natën e dytë.
E veshur në ngjyrën e gjelbër, me dekolte të hapur dhe një të çarë anash, Olta shkëlqeu edhe kësaj radhe.