image Përsëri njoftim për bombë në Ulqin, evakuohen nxënësit

Rajon

Përsëri njoftim për bombë në Ulqin, evakuohen nxënësit

news image

Në Malin e Zi nuk ndalen njoftimet për vendosje të bombave dhe krahas saj edhe evakuimet e qytetarëve.

Një njoftim i tillë ka shkuar për herë tretë sot në adresën e shkollës së mesme “Vëllazërim Bashkim” në Ulqin për një bombë të vendosur brenda institucionit arsimor.

Pas kësaj policia ka evakuar nxënësit dhe mësimi është ndërprerë.

Kjo ndodh për herë të tretë brenda një kohe të shkurtër, jo vetëm në Ulqin por edhe në Mal të Zi, në javën e kaluar, njofton TvTeuta.

/GazetaSinjali/