image Përsëri kërcënime për bomba në shkolla

Rajon

Përsëri kërcënime për bomba në shkolla

news image

Në adresat e e-mail të disa shkollave në Mal të Zi përsëri kanë ardhur kërcënime për vendosjen e bombave. Nga Ministria e Arsimit kanë njoftuar se mësimet në turnin e pasdites për shkollat q​​ë kanë marrë kërcënimet do të jetë online, ndërsa mësimi të shtunën do të anulohet. Në shkollat e tjera mësimi do të vazhdojë normalisht.

Nga Drejtoria e Policisë kanë thënë se njoftimet kanë mbërritur në adresat e shumicës së shkollave në Podgoricë, Nikshiq, Berane, Budva dhe Herceg Novi. Kujtojmë se dy javë më parë, autoritetet arsimore pezulluan mësimin e rregullt dhe kaluan në atë online pas emailave kërcënues për bomba, të cilat rezultuan të ishin false.

Policia më pas njoftoi se, me ndihmën e kolegëve të tyre çekë, morën informacione të cilat për kërcënimet dyshojnë një të mitur nga Republika Çeke.

/GazetaSinjali/