image Përse nuk ndodhi takimi Kurti-Vuçiq në Paris? Gazetarja zbulon prapaskenat në “Ballkan”

Politikë

Përse nuk ndodhi takimi Kurti-Vuçiq në Paris? Gazetarja zbulon prapaskenat në “Ballkan”

news image

Gazetarja Erisa Zykaj e cila ka ndjekur nga afër takimet e “Forumit të Paqes” në Paris, ku të pranishëm ishin kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i Kosovës Albin Kurti, ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviç si dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tregoi se çfarë ndodhi.

Sipas Zykajt nuk pati sinjale të qarta nga dy vendet për një zgjidhje, prandaj kjo ishte dhe arsyeja se përse presidenti Macron nuk e bëri këtë takim trilateral.

“Ka disa arsye, forumi ka në fokus paqen, si zgjidhen krizat në botë. Por nga të dyja delegacionet nuk ka ardhur një “PO” të fortë për propozimin franko-gjerman.”, tha ajo.

Kur u pyet për propozimin franko-gjerman ajo tha se “Kjo mund të jetë dhe një nga arsyet pse nuk u zhvillua një takim liderësh, pasi duhet të kishte një sinjal se dy vendet janë dakord për të lëvizur, këtë sinjal nuk e ka dhënë Serbia. Ne kemi një hapje nga Albin Kurti që kjo është një bazë e mirë, me anë të kësaj deklarate ka lënë idenë se ne jemi dakord. Por nuk kemi pasur këtë sinjal nga Serbia. Macron do e kishte mbajtur këtë takim nëse do të kishte një lajm të mirë. Ne jemi mbushur me raunde negociatash që kanë përfunduar pa sukses. Macron e bëri për t6ë evituar të njëjtin skenar, pasi deri më sot kemi shumë pak rezultate.”

/GazetaSinjali/