image Disa parti në Kosovë bëjnë koalicion për ta mundur Listën Serbe

Kosovë

Zgjedhje/ Disa parti në Kosovë bëjnë koalicion për ta mundur Listën Serbe

news image

Zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit kanë aktivizuar edhe politikanët serb të Kosovës. Madje në prag të zgjedhjeve mes politikanëve serbë të Kosovës ka nisur një rivalitet i madh.

Derisa përfaqësuesit e subjektit politik Lista Serbe e cila i përfaqësoi serbët në institucionet e Kosovës, kanë nisur gjahun për marrjen e njerëzve të partive të tjera serbe, dhe njëkohësisht kanë bërë thirrje për një qasje të përbashkët në këto zgjedhje, disa parti të tjera serbe tashmë e kanë ndarë mendjen, për ta sfiduar Listën Serbe në këto zgjedhje.

Nenad Rasic (PDS), Rada Trajkovic (EPS), Dragisa Miric (NPK), Slavisa Petkoviç dhe Branislav Markovic, kanë nënshkruar sot në Graçanicë një marrëveshje për pjesëmarrjen e përbashkët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 06 tetorit.

Deklarata e përbashkët e të gjithë akterëve politik serb të përfshirë në koalicionin e ri politik, sic thuhet qëllimi strategjik dhe politik do ta ketë ruajtjne dhe forcimin e serbëve në Kosovë në një mënyrë që garanton mbijetesën e tyre të qëndrueshme.

“Qëllimi ynë afatgjatë dhe strategjik është të krijojmë kushte të mira jetese për serbët, dhe zhvillimin e tyre shoqëror, institucional dhe ekonomik, i cili duhet të jetë levaja kryesore e qëndrimit të serbëve në Kosovë. Fatkeqësisht, ne jemi dëshmitarë të apatisë absolute të të rinjve serbë, të cilët, për shkak të veprimtarisë së dobët politike të përfaqësuesve aktual, nuk shohin ndonjë perspektivë të mëtejshme në Kosovë, dhe gjithnjë e më shumë po zgjedhin të vazhdojnë jetën e tyre diku tjetër. Për shkak të nevojës së madhe për veprim të duhur politik, në të cilin të rinjtë do të jenë në qendër të zhvillimit institucional, ne si përfaqësues politikë duhet të bëjmë një përpjekje shtesë për të krijuar një klasë të re të përfaqësuesve politikë të të rinjve, të cilët do të forcojnë vendosmërinë e serbëve të Kosovës me ide të reja “, thuhet në njoftimin e dërguar për media.

Në njoftim thuhet se qëllimi i lidhjes së këtij koalicioni është edhe forcimi i korpusit politik serb në Kosovë.

“Ne, si përfaqësues të organizatave tona politike, jemi të përkushtuar të punojmë për forcimin e Korpusit Politik Serb, i cili do të veprojë në përputhje me interesat strategjikë të serbëve në Kosovë, duke i hapur kështu rrugën qëndrimit të sigurt dhe jetës së serbëve në Kosovë. Grupi ynë do të jetë i hapur për të gjitha llojet e bisedimeve për të forcuar “zërin e serbëve të Kosovës”, të cilët përmes institucioneve të Kosovës do të vendosin shtyllat e një qëndrimi të sigurt dhe kthimit të serbëve të zhvendosur”, thuhet në njoftim.

Por pavarësisht këtij bashkimi të politikanëve serb është dikush që po e sheh me skepticizëm këtë formacion të ri politik për përfaqësimin e serbëve të Kosovës.

Fatmir Sheholli, drejtor i Institutit për afirmimin e marrdhënjeve ndëretnike, thotë se me gjithë bashkimin e tyre ky koalicion i ka gjasat e vogla që të ketë sukes në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

“Koalicioni i ri që sot u bë publik, jep të kuptojmë që në Kosovë ekzistojnë serbë të cilët nuk pajtohen me Listën Serbe. Megjithatë, shancet e këtij koalicioni janë të vogla që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të arrijnë ndonjë sukses të theksuar. Lista serbe tani më ka arritur që Partise së Pavarur Liberale të Petroviqit të i’a marrë pothuajse të gjithë antaresinë, andaj joshja që Lista serbe është duke e aplikuar ka bërë që popullata serbe në Kosovë të mos ketë shumë mundësi për alterantiva”, ka thnë Sheholli në përgjigjen për Sinjalin

Deri më tani komuniteti serb është përfaqësuar në institucionet e Kosovës kryesisht përmes Listës Serbe, partia e vetme që gëzon mbështetjen nga Beogradi zyrtar. Në Kuvendin e Kosovës, kjo parti, ka pasur 9 nga 10 deputetët serbë. /Sijnali