image Përplasje në çift në Prishtinë – Denoncohen për dhunë të ndërsjellë, vendosin të qëndrojnë bashkë për hir të fëmijëve

Ekskluzive

Përplasje në çift në Prishtinë – Denoncohen për dhunë të ndërsjellë, vendosin të qëndrojnë bashkë për hir të fëmijëve

news image

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë. Çdo ditë raportohen raste të ndryshme, ku përfshihen burra e gra, prindërit e fëmijët. Kështu ndodhi së fundmi në një familje në kryeqytet, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është raportuar të premten pasdite, ku një çift ka pasur përplasje fizike pas një mosmarrëveshjeje momentale.

Sipas burimeve brenda Policisë, më 06.06.2025 rreth orës 14:30, në polici është paraqitur një incident i ndodhur në rrugën “Shaqir Igrishta”, ku janë përfshirë dy bashkëshortë, të identifikuar si M.S., rreth 47-vjeçar dhe M.D.S., rreth 43-vjeçare.

Të dy palët janë shoqëruar në stacion dhe intervistuar në cilësinë e të dyshuarve, ku kanë deklaruar se bëhet fjalë për një mosmarrëveshje të çastit, e cila ka eskaluar në konflikt fizik të ndërsjellë.

Pavarësisht ngjarjes, të dy bashkëshortët kanë deklaruar se nuk ndihen të rrezikuar nga njëri-tjetri dhe kanë vendosur që të kthehen së bashku në banesë, për shkak se kanë një vajzë me nevoja të veçanta dhe duhet të kujdesen për fëmijët.

E dëmtuara ka bërë të ditur se problemet martesore do t’i trajtojë përmes procedurës gjyqësore, ndërsa rasti është iniciuar në Prokurori si “Dhuna në familje”, dhe pritet të trajtohet më tej në procedurë të rregullt.

Gazeta Sinjali do të përcjellë zhvillimet eventuale për këtë rast dhe rastet e tjera të ngjashme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/