image Përplasje mes trenit dhe veturës në Drenas – nuk dihet për të lënduar

Siguri

Përplasje mes trenit dhe veturës në Drenas – nuk dihet për të lënduar

news image

Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Qikatovë të komunës së Drenasit, ku një tren është përplasur me një veturë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se vetura ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale, por ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacion rreth këtij rasti dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/