image Përplasje me policinë dhe djegie gomash: Mbyllet pas tri orësh protesta e opozitës në Shqipëri

Shqipëri

Përplasje me policinë dhe djegie gomash: Mbyllet pas tri orësh protesta e opozitës në Shqipëri

news image

Për tri orë, qarkullimi i makinave në gjashtë akset kryesore në Shqipëri ishte i bllokuar prej protestës së organizuar nga opozita.

Mbështetës të opozitës, së bashku me deputetë të Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë bllokuan qarkullimin e makinave, duke lejuar vetëm ambulancat të kalonin.

Situata më e tensionuar ishte në Tiranë, Rrogozhinë dhe Bradashesh.

Në ish-sheshin Shqiponja, Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka së bashku me deputeten Albana Vokshi u përplasën fizikisht me policinë.

Në Bradashesh dhe Rrogozhinë protestuesit u përplasën me qytetarët të cilët mbetën të bllokuar me orë të tëra në rrugë.

Nga ana tjetër, në mbikalimin e Shkozetit në Durrës, Tiranë dhe Milot u dogjën goma nga protestuesit.

Në fund të protestës, Noka paralajmëroi vijimin e protestave duke thënë se “vijon mosbindja civile”.

/GazetaSinjali/