Një aksident tragjik ka ndodhur sot rreth orës 12:25 në fshatin Jagodë të Klinës, kur një tren ka goditur një veturë ku ndodheshin tre persona, raporton Gazeta Sinjali.
Si pasojë e goditjes, njëri prej pasagjerëve ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha: “Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente dhe zjarrfikësit. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Dy të lënduarit janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë.”
Lidhur me gjendjen e të lënduarve, ende nuk ka informacione pasi ata po marrin trajtim mjekësor.
“Ende janë duke u trajtuar në Emergjencën e Spitalit. Nuk dihet ende për gjendjen e tyre”, deklaroi Besnik Ibraj, shefi i Emergjencë së Pejës.