image Përplasja diplomatike: Kina kundërshton Macron për krahasimin mes Ukrainës dhe Tajvanit

Botë

Përplasja diplomatike: Kina kundërshton Macron për krahasimin mes Ukrainës dhe Tajvanit

news image

Kina ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili gjatë forumit të sigurisë Shangri-La në Singapor paralajmëroi për rrezikun e mosreagimit të botës ndaj agresionit rus në Ukrainë dhe ndikimin që kjo mund të ketë në rastin e Tajvanit, shkruan Gazeta Sinjali.

Ambasada kineze në Singapor e quajti “të papranueshëm” krahasimin e bërë nga Macron, duke deklaruar se “çështja e Tajvanit është tërësisht punë e brendshme e Kinës” dhe se “Tajvani është pjesë e patjetërsueshme e territorit kinez”.

Macron kishte deklaruar se lejimi i Rusisë të mbajë territore të pushtuara në Ukrainë pa pasoja do të krijonte precedent për raste të tjera, si Tajvani. “Nëse Rusia mund të lejohet të marrë një pjesë të territorit të Ukrainës pa reagim nga rendi botëror, si do ta përshkruanit atë që mund të ndodhë në Tajvan?”, tha ai, duke paralajmëruar edhe për skenarë të mundshëm në Filipine.

Në të njëjtin forum, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, paralajmëroi se Kina po përgatitet për një ndërhyrje ushtarake në Tajvan dhe po ndërton kapacitete të avancuara për të ndryshuar balancën e pushtetit në rajon.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/